FOTO/ Duka motivon klubet shqiptare: Na nderoni në Europë!

Pas hedhjes së shortit në Champions dhe Europa League për ekipet shqiptare, ka ardhur edhe reagimi nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka uron Partizanin, Kukësin, Teutën dhe Laçin për rrugën e tyre në kompeticionet europiane, dhe të shkojnë sa më larg, me strategji dhe objektiva seriozë.

“Suksese Partizanit, Kukësit, Teutës dhe Laçit në përfaqësimin europian!

Sot skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët e tyre në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League. Dua ti uroj të katër skuadrave shumë suksese në këtë garim në sfidat europiane dhe dëshiroj që të shkojnë sa më larg.

Me strategji dhe objektiva seriozë për të arritur objektiva të rëndësishëm, si dhe me besim e punë mund të shkoni larg, duke e bërë të pamundurën të mundur dhe utopiken një realitet të prekshëm. Suksesi është gjithmonë i arritshëm!

Armand Duka”, shkruan kreu i futbollit shqiptar në postimin e tij.