Simeone do Granit Xhakën tek Atletico

Atletico Madrid po e konsideron Granit Xhakën si zëvendësuesin e mundshëm të Rodrigo Hernandes, me këtë të fundit që është konfirmuar se do të largohet tek Manchester City, raporton “Mundo Deportivo”.

Simeone e konsideron mesfushorin nga Kosova si një alternativë tepër të bindshme për ta, pasi provoja e lojtarit në arenën futbollistike është e admirueshme, ku ka luajtur me skuadra si Baseli, Borusia Monchengladbach e nga viti 2016 është pjesë e skuadrës angleze të Arsenalit.

Sezonin e fundit ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Vlera e kartonit të lojtarit me origjinë shqiptare është rreth 45 milion euro.