Gjarpër në ambientet e KQZ-së, ja si e parashikojnë supersticiozët në lidhje me zgjedhjet

Në të gjithë këtë situatë të rënduar politike në vend, mes dilemës së zhvillimit apo jo të zgjedhjeve, në inboxin e Faxweb ka ardhur një mesazh nga qytetarët.

Në afërsi të ambienteve të KQZ-së është vënë re ditën e sotme të kalonte një gjarpër.

Për të gjithë supersticiozët, gjarpri tregon se gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç duhet duke paralajmëruar kështu ters. Ndoshta anëtarët e KQZ-së duhet ta marrim parasysh këtë shenjë dhe të rishikojnë vendimin e tyre për qëndresën kundrejt zhvillimit të zgjedhjeve.

Ndërkohë që zvarranik të tillë dalin në këtë periudhë, kur dhe temperaturat janë të larta më shumë se normalja për të kërkuar ujë.