Barcelona dhe Valencia ndërrojnë portierët

Barcelona dhe Valencia kanë arritur një marrëveshje për të shkëmbyer mes njëra-tjetrës portierët përkatës Jasper Cillessen dhe Neto, të cilët janë vlerësuar që të dy në shifrën e 30 milionë eurove.

Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe pritet të zyrtarizohet nga momenti në moment, ndërsa holandezi Jasper Cillessen do t’i bashkohet Valencias, ku do të ketë mundësinë të luajë si titullar.

Nga ana tjetër, braziliani Neto do të transferohet në Katalonjë, ku do të jetë portieri rezervë i gjermanit Andres ter Stegen, i cili gëzon një formë mjaft të mirë dhe pritet të mbrojë kuadratin e Barcelonës edhe për shumë vite.