VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Kamëz, dyshohet se brenda ndodhet një fëmijë

Një banesë është përfshirë nga flakët para disa minutash në qytetin e Kamzës.

Sipas raportimeve të fundit nga vendngjarja, banesa është në pronësi të shtetasit Shaban Kazani.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërsa dyshohet se brenda në banesë ndodhet një fëmijë.