Incident komik/ Politikani i njohur në konferencë për shtyp, si mace

Konferenca për shtyp e një politikani pakistanez është shndërruar në një parodi të vërtetë. Ish-ministri i Shëndetësisë, Shaukat Yousafzai u shfaq në transmetim live në Facebook me filtrin e maces.

Ai nuk ishte aspak i vetëdijshëm për këtë fakt, ndërkohë që jepte argumente serioze gjatë së premtes mbrëma. Ndjekës të shumtë publikuan në rrjetin social “Twitter” një sërë fotografish nga konferenca, që u shndërrua një moment lavdie për kundërshtarët e tij politikë.

Pasi incidenti u komentua gjerësisht në të gjitha mediat botërore, Yousafzai reagoi duke thënë se bëhej fjalë për një gabim njerëzor dhe se nuk duhej marrë seriozisht.