Merkel: Sanksionet ndaj Rusisë hiqen vetëm kur t'i kthehet sovraniteti Ukrainës

Kancelarja gjermane Angela merkel tha të martën se sanskionet perëndimore kundër Rusisë nuk do të hiqen përderisa Ukrainës nuk i është kthyer sovraniteti.

Merkel tha se ajo dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiu, gjatë vizitës, kanë diskutuar marrëveshjen e paqes të Minsk, duke shtuar: “ Për aq kohë sa nuk ka progres në këtë drejtim, sanksionet nuk do të hiqen dhe sanksionet lidhur me Krimenë mund të hiqen vetëm nëse Krimea i kthehet Ukrainës./SYRI.NET