Kërcënimi ndaj Bashës/ Sandër Lleshi mashtron sy për sy: Nuk di gjë, por rojen e kam takuar

Sandër Lleshi sot vërtetoi të gjithë akuzën e djeshme të PD-së se po bënte presione ndaj opozitës.

Një ditë më parë, në një deklaratë publike nga ana e PD-së u tha se Sandër Lleshi kishte thirrur të premten rojen e liderit të opozitës Lulzim Basha dhe në mënyrë informale i kishte thënë se, siguria e kreut të PD-së ishte e cenuar.

Lleshi duke mos dashur që të lejë gjurmë, nuk e ka bërë në mënyrë zyrtare njoftimin për cenimin e sigurisë, por në mënyrë private.

Dhe këtë e tregoi ditën e sotme ku e mohoi që kishte dijeni për kërcënime ndaj Bashës, por nuk e mohoi takimin me rojën e Gardës që është caktuar me kreun e PD-së.

Takimet me punonjësit e Gardës i kam të rregullta dhe se nuk ka asnjë informacion që Basha mund të jetë nën kërcënim serioz për jetën’, tha sot Sandër Lleshi nga Vlora.

Kërcënimi për sigurinë e kreut të opozitës Lulzim Basha, ngriti në këmbë dje të gjitha instancat kryesore të shtetit, përfshirë dhe Presidentin Ilir Meta.

Një deklaratë për shtyp e selisë blu nxori në dritë faktin se ministri Lleshaj ka pasur takim me një nga truprojet e Bashës në lidhje me kërcënimin që mund ti kanosen kreut opozitar.