VIDEO përgjimi i Bild/ Kur Edi Rama thoshte para 1 muaji: Më fyen, nuk është gjuha ime

Edi Rama reagoi ndaj përgjimeve të publikuara nga gazeta BILD, ku del edhe emri i tij. Ai e konfirmoi bisedën.

‘Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë,’ shkruan Rama.

Por para 1 muaji, Rama shprehej se ajo nuk është gjuha e tij.

 ‘Përgjime krejt qesharake të gërryera nga dosje hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe të dhuruar për ‘Big Brother’-in nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën, e ruajti në sirtar për këtë ditë të zezë’, tha Rama para kandidatëve për kryebashkiakë.

 ‘Apo përgjime të sajuara komplet ku ka dalë edhe një rresht i thënë nga goja ime, i cili nuk më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsim përkatës, por edhe totalisht jashtë profilit. Përgjime imagjinare që fshihen pas disa numrash, të cilat përsëriten pa pushim, si të ishin kodi i Da Vinçit, ku ndrydhen të vërteta të skëterrshme mbi vjedhjen e zgjedhjeve nga unë me paratë e mafies’, shtoi Kryeministri.

Biseda Rama – Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket?

Arben Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi.

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Arben Keshi: Them që po.

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Arnben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çarë deshën me ty?

Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin?

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: OK, mirë vllai.