Mehmetaj: ‘Rama nga vrima e miut akuzon edhe Merkelin me Trumpin për shërbime ndaj opozitës’

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, duke komentuar përgjimet e fundit të ‘Bild’ shkruan se: ‘Rama nga vrima e miut mund të akuzojë edhe Trumpin dhe Merkelin për shërbime ndaj opozitës”, ndërkohë që ka edhe një pyetje për Prokuroren e Përkoshme të Përgjithshme, “si është e mundur që nuk i ka thirrur para drejtësisë këta trimat që kapen duke kërcënuar njerëz”

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjimet e reja që tregojë si Rama ka marrë votat nëpërmjet parave, kërcënimeve dhe banditëve.

Miut ja dimë zakonet, sa ndjen rrezikun, gjen vrima për tu futur.

Sot e prisnim që përveçse do fshihej, po t’ja kërkonte nevoja, Rama do akuzonte edhe Merkelin me Trumpin për shërbime ndaj opozitës.

Megjithatë, ashtu si deputetët Hollandez edhe gazetari Peter Tiede nuk ka nevojë për shpjegimet dhe akuzat e politikës shqiptare, qëndrimet dhe argumentat i ka shumë të qarta.

Tani e vetmja pikëpyetje që kemi është: kur bëmat e krimet e Ramës i paska marrë vesh një Europë e tërë, si ka mundësi që drejtësia e reformuar shqiptare me në krye PPP-në (prokuroren e përgjithshme të përkohëshme) nuk i ka thërritur ndonjëherë as për dëshmi këta trimat e pushtetit që blejnë e shesin vota dhe kërcënojnë shqiptarët?

Me siguri jo se nuk kanë dashur, apo se kanë qenë të kapur e blerë nga Rama, por se kanë qenë shumë të zënë me hallexhinjtë që nuk paguajnë dot faturën e dritave.”