Qëndrimi i LSI/ ‘Drejtësia ta ndalojë, Rama u provua botërisht si hajdut votash’

Përgjimet e reja të publikuara nga Bild kanë tronditur edhe njëherë fuqishëm skenën politike në Shqipëri, ku gjithmonë e më shumë përgjimet po zbulojnë masivitetin e ndërhyrjes së kreut të qeverisë Edi Rama dhe drejtorëve të tij në zgjedhjet e vitit 2017.  

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postiim në facebook shkruan se: Provat e ‘Bild’ janë shkatërruese dhe se ‘Edi Rama e largoi përfundimisht veten nga skena politike’

‘Edi Rama e largoi perfundimisht veten !

Provat e BILD shkaterruese !

Kryeministri u provua boterisht si hajdut ordiner votash bashke me te gjithe hajdutet e ministrise se brendeshme dhe turli farë zyrtaresh te shtetit dhe horrash e alabakesh !

Te jape doreheqjen dhe te largohet nga zyra menjehere !

Drejtesia ta ndaloje,ta hetoje dhe ta denoje,ç'presin më !”

Ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një postim në profilin e saj në facebook  shkruan se “Përgjimet e Bild tregojnë qartë krimin e organziuar, shantazhin, rrënimin e demokracisë. Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e reflektimit qytetar sepse humbja e shpresës dhe katandisja e qeverisjes deri në këtë pikë janë shkak i fortë për largimin e shqiptarëve dhe izolimin e Shqipërisë nga perspektiva europiane.”

“Sot erdhi një sinjal alarmi nga Komisioneri Avramopulos mbi rikthimin e vizave për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare ta trajtojë këtë cështje me seriozitet duke bashkëpunuar me partnerët europianë. Ministria e Brendshme dhe Policia e shtetit luajnë një rol kyç në përmbushjen e këtij detyrimi.

Ndërkohë dëshiroj të rizgjoj Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme se është detyrë e saj kryesore të koordinoj të gjitha kërkesat e ardhura nga BE me institucionet e tjera përgjegjëse. Është urgjente miratimi i një plani masash për parandalimin e fenomenit të azilkërkuesve, duke analizuar në thelb pse ndodh ky fenomen, cilat janë shkaqet, duke filluar me trajtimin e cështjes në gjenezë si pasojë ekonomiko-sociale!

Çështja është një emergjencë sepse ajo vjen edhe pas një kërkese zyrtare të ardhur nga Hollanda për pezullimin e vizave si dhe ngritjes së këtij problemi edhe më parë nga Franca, Belgjika dhe shumë partnerë të tjerë europianë.

Përgjimet e Bild gjithashtu tregojnë qartë krimin e organziuar, shantazhin, rrënimin e demokracisë. Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e reflektimit qytetar sepse humbja e shpresës dhe katandisja e qeverisjes deri në këtë pikë janë shkak i fortë për largimin e shqiptarëve dhe izolimin e Shqipërisë nga perspektiva europiane.

Parandalimi duhet të ndodhë sot, nesër mund të jetë shumë vonë dhe me pasoja të rënda për qytetarët shqiptarë! Të gjithë kemi në memorien tonë rradhët e gjata në ambasada. Uroj që kjo t’i përkasë vetëm të shkuarës, sepse e ardhmja duhet t’i përkasë Shqipërisë europiane dhe jo Shqipërisë rrethuar nga kufijtë dhe izolimi!”, shkruan Gjosha.

Ndërsa kryetari i LRI-së, Klevi Pojana shkruan:

‘Disa mendojnë se Taon e ka lënë pa gjumë paralajmërimi i gazetarit të Bild për sot mbasdite, prandaj na doli që në mëngjes të bënte zhurmuesin!

Në fakt, Tao ka disa kohë që e bën gjumin e trazuar!

I bëhet natën një ëndërr sikur muret kanë gojë dhe flasin!

Muret e shtëpisë flasin e tregojnë ku i ka fshehur parat e ‘Toyota’-s dhe të korrupsionit gjigand me PPP, tendera e konçensione!

Muret e PS flasin e qajnë se si një servil zamani i bëri ato zyra si kooperativë politike!

Muret e Kryeministrisë flasin e mallkojnë se si ai me lëpirje kërmilli arriti të ngjitej deri në maj të malit me bajga!

Ah...

Janë dhe muret e Kuvendit që i flasin në ëndërr. Flasin dhe e përqeshin se si qante e shante Edi Ramën dhe gjithë botën para Ilir Metës dikur. Ato mure kanë parë e dëgjuar aq shumë...

Ato mure e tmerrojnë Taon. Sepse po të flasin ato, soji i Taove rikthehet pas bishtit të lopës dhe jo të na e bëjnë Shqipërinë tonë një lopë të madhe që e mjelin nga mgjesi në darkë.

Ah sikur muret të flasin vërtet...

Ps. Edhe po nuk folën muret do të flasin shokët e Taos sot tek Bild’