Kapen duke shkatërruar kamerat e një biznesi për ta vjedhur, dy të prangosur

Dy person janë vënë në pranga gjatë natës pasi janë kapur duke shkatërruar kamerat e një biznesi me qëllim për ta vjedhur.

Burime nga policia thanë se, mbrëmjen e djeshme janë arrestuar Ilir Ceka, 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje dhe Toni Kreci, 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta dy persona në rrugën "Aleksandri i Madh", janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, duke tentuar të dëmtojnë kamerat e një supermarketi, për sigurimin e kushteve për vjedhje dhe kanë dëmtuar kamerat e dy bizneseve aty pranë.

Gjithashtu nga puna e bërë rezultoi se shtetasi Toni Kreci është autor i vjedhjes së ndodhur më datë 27.05.2016.