VIDEO/ Tension i madh në Shkodër, FNSH kërkon të futet me forcë në ambientet e KZAZ

Është tensionuar situata sot në Shkodër, pasi në KZAZ nr.2 të këtij qyteti në pallatin e sportit "Qazim Dervishi",  Policia dhe FNSH kanë mësyrë dhunshëm dhe paligjshmërisht dhe kanë kërkuar të futen në të materialet zgjedhore për 30 qershorin.

Por punonjësit e bashkisë dhe ish-deputetë të PD-së, si Bardh Spahia, nuk i kanë lejuar të futen brenda dhe kanë mbyllur dyert, pasi ata kërkojnë lirimin e kësaj qendre votimi, në respekt të Dekretit të lëshuar nga Presidenti për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Ish-deputeti Bardh Spahia që ndodhet pranë banorëve të Shkodrës, të cilët kundërshtojnë procesin fals zgjedhor, e ka vlerësuar këtë akt të dhunshëm të Policisë si urdhër politik të Edi Ramës.

Një ditë më parë, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi kërkoi mbështetjen e Policisë për lirimin e ambienteve nga KZAZ-të, por Policia nuk e ka mbështetur. 

MOMENTET E PERPLASJES

SHKRESA E KRYEBASHKIAKES ADEMI, DREJTUAR POLICISE PER MBESHTETJE