FOTO/ Trajneri i ri, Lerda mbërrin ne ambientet e Partizanit

Franco Lerda është trajneri i ri i Partizanit.

Tekniku italian ka mbërritur në ambientet e klubit të Partizanit ndërsa gjatë rrugës është parë nën shoqërinë e drejtorit sportiv të klubit të kuq, Olsi Ramës.

Lerda ka një eksperiencë të gjerë kryesisht në Serinë B, ndërsa ka trajnuar ekipe me traditë si Torino, Leçe apo edhe Peskara.

Lerda nis një eksperiencë të bukur në Shqipëri, pasi Partizani do të marrë pjesë në eliminatoret e Champions Leagues.