Uruguai mposht lehtësisht Ekuadorin, shënon dyshja Suarez - Cavani

Uruguai e kishte më të lehtë se ç’mendohej në përballjen ndaj Ekuadorit.

Skuadra e Oscar Tabarez triumfoi bindshëm 4-0 në ndeshjen debutuese në Kupën e Amerikës.

Ishte Lodeiro (6’) që hapi serinë e golave, para se Quinteros (24’) të ndëshkohej me karton të kuq dhe t’ia bënte edhe më të lehtë rrugën për fitore uruguaianëve.

Gjatë pjesës së parë Edinson Cavani (33’) shënoi një gol të bukur dhe Luis Suarez (44’) realizoi golin e tretë.

Rezultati përfundimtar i sfidës u vendos me autogolin e Mina Meza (78’).

Uruguai dhe Ekuadori ndodhen në ‘grupin e hekurt, aty ku do përballen me Japoninë dhe Kilin.