Bardhi: Të flasë Taulant Yaris për pastrim parash të pista, njësoj si hiena të bëhet vegjetariane

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i kthen përgjigje homologut të tij te PS, Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, numri dy i selisë blu shpreh habinë se, si një politikan i lidhur me botën e krimit dhe i kapur në disa afera, flet për pastrimin e parave të pista.

Sigurisht që, Bardhi nuk harron ti përmendë çështjen “Toyota Yars” dhe lidhjet e tij me të dënuarin për trafik droge, Edmond Bego.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Është revoltuese, kur dëgjon Taulant Ballën t’u flasë shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista.

Të presësh që Taulant Yaris alias Taulant Bego të luftojë pastrimin e parave, është njësoj si të besosh që hijena do të bëhet vegjetariane.

Taulant Balla duhet të sqarojë së pari, përfshirjen në pastrimin e parave të 3.5 milionë eurove me Toyota Yaris.

Kush ka durim t’u hedhe një sy arkivave, do të kuptojë se ky është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverisjeje, për mbulimin e të cilit Kryemjeshtri i pastrimit të parave, Edi Rama keqpërdori prokurorinë e tij për të rikthyer artificialisht në vëmendje çështjen e lobimit të PD në SHBA.

Nuk ka shqiptar me dy pare mend të besojë se Taulant Balla do të luftojë pastrimin e parave të miqve të tij trafikante ndërkombëtar të drogës.

Taulant Yaris/Bego, që pavareissht se me nje rroge shteti, zotëron pasuri marramendëse në Tiranë dhe jeton në luks, nuk ka fuqi as të luftojë krimin, as të luftojë pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit.

Taulant Balla dhe shefi i tij, Edi Rama do të japin shpejt llogari për vjedhjen e shqiptarëve, për pastrim parash dhe për çdo krim tjetër kundër qytetarëve”.