Bayern Munchen do në formë huazimi Gareth Bale
Gareth Bale është bërë një person i padëshiruar në kampin madrilen dhe largimi i tij është i paevitueshëm.
Destinacioni i ardhshëm i uellsianit mund të jetë Gjermania, për shkak se për të interesohet Bayern Munchen.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, bavarezët kanë shfaqur interes për 29-vjeçarin dhe e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Arjen Roben.
Gjermanët janë dakord me lojtarin i cili fiton 350 mijë euro në javë me madrilenët, dhe kanë ofruar huazim me të drejtën e blerjes pas një viti për sulmuesin.
Kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për Bale, i cili në Spanjë përveç simpatisë së trajnerit ka humbur edhe simpatinë e tifozëve.