Ushqime që vrasin/ Gazetarja shpërthen në mallkime: Të zëntë haku i bebes që kam në bark, e bleva aq sa ja vë ti çmimin

Përdorimi i hormoneve dhe rritja e pashëndetshme e ushqimeve që konsumojmë në përditshmërinë ka bërë që të gjithë njerzëit të kenë frikë nga ajo që blejnë çdo ditë.

Ditën e sotme ka qënë gazetarja Kodiana Haxhiaj ajo e cila ka shpërthyer në mallkime dhe ofendime kudrejtë fermerëve, zyrtarëve të AKU apo dhe vetë tregëtarëve.

Sipas saj, fermat ku duhet të rriten ushqimet që hamë në fakt janë shndërruar në vende ku mbillet vdekja.

Kujtojmë se gazetarja Haxhiaj është në pritje të një fëmije.

Reagim i plotë:

Shalqini i pare i ketij sezoni qe hapa kete mengjes 

O fermer qe ke rritur kete monster, ty të marrte driten e syve monstra qe ke rritur! Une e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin !

O fermer te zente haku i bebes time qe ushqej akoma ne bark o monster qe me shtive ne mallkime qe ne pike te mengjesit! Me radhe i zente qe nga fermeri, agronomi , ai i Aku-se, e deri tek me i madhi qe del e me thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njolle te zeze qe e zeza ju mbulofte syte mostra!

A ka kontroll ne kete vend, ne fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermeret mostra, e nga strukrurat bere palë me ta? Ai ligji qe te denohen me tre vjet burg ku eshte?