VIDEO përgjimet e Bild/ Pas lajmit të SYRI.net, reagon gazetari gjerman Peter Tiede

Gazeta e madhe gjermane Bild nesër do të publikojë 16 përgjime të reja që do të tronditin Edi Ramën, qeverinë dhe njerëzit e tij.

Lajmi u bë publik fillimisht nga SYRI.net, nga burime në gazetën ‘Bild’, ndërsa më vonë e ka konfirmuar edhe vetë gazetari gjerman, Peter Tiede.

‘Si shqiptar unë do të shikoj të hënën pasdite, Bild.de’, shkruan Tiede në Facebook, duke paralajmëruar tërmetin e radhës ndaj Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

Video përgjimet janë të njerëzve pranë Edi Ramës.