Një pikturë gjigante në bar është inaguruar dje pranë Kullës Eiffel, Paris

Një vepër arti e madhe që tregon një linjë duarsh të lidhura në këmbët e Kullës Eiffel në Paris është zbuluar zyrtarisht dje për admiruesit e saj dhe për të gjithë ata persona kuriozë.

Afresku i pikturuar me llak shtrihet për më shumë se 600m përgjatë parkut të kryeqytetit francez Champ de Mars dhe duket më së miri nga maja e kullës.

Është vepra e artistit francez Saype emri i vërtetë Guillaume Legros - i cili është specializuar në këtë lloj arti pikturimi të përmasave gjigante.

Veprat e tij janë shfaqur në male dhe në parqe në mbarë botën dhe zgjasin disa ditë para se të zhduken përfundimisht.

Piktura u inaugurua dje ku në ceremoni mori pjesë edhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo.

Ai shënon fillimin e një projekti trevjeçar që do të shohë Saype të shfaqë punën e tij në 20 qytete të mëdha anembanë botës.

Londër, Berlin, Nairobi dhe Buenos Aires të gjithë do të presin imazhe të ngjashme ne hapësirat e gjelbra të tyre.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net