271 kg drogë në kasolle/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi
Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, të cilit iu kap një sasi prej 271 kg kanabis.
Operacioni u zhvillua në fshatin Grevena dhe sipas mediave të vendit fqinj, dshohet se droga vinte nga Shqipëria.
Lënda narkotike u gjet në një kasolle, e cila ishte ngritur nga 32-vjeçari shqiptar, të cilit policia i gjeti edhe një thikë 20 cm të gjatë dhe 3 celularë.
Shqiptari u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohjë hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të shqiptarit.