Xhaka: Një biznismen shqiptar na ka paguar dënimin për 'shqiponjen' ndaj Serbisë

Në vigjilje të ndeshjes së yjeve ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës kanë folur edhe protagonistët e ndeshjes.

Granit Xhaka ndër të tjerash foli edhe për “shqiponjën” e bërë pas realizimit të golit në duelin me Serbinë në Kampionatin Botëror.

“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave e humba krejt (qesh). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.

“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”, deklaroi Xhaka.