Makina merr flakë në rrugë në lëvizje e sipër

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në zonën e Bishanit në Vlorë.

Shkak për këtë incident thuhet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë edhe zjarrfikësja, ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar.