Pamjet/ Stadiumi ‘Arena Kombëtare’ po merr formën përfundimtare, ja si duket

Kombëtarja Shqiptare shumë shpejt pritet të bëhet me shtëpinë e re që do të quhet “Arena Kombëtare”.

Punimet janë në një fazë të avancuar dhe ritmet janë të larta. Nga pamjet e fundit, shihet qartë se strukturat e tribunave janë përfunduar pothuajse plotësisht.

Ndërkohë, ka marrë formë e gjithë streha e stadiumit, dhe gjithashtu edhe ajo është drejt përfundimit. Në krahun tjetër, po vijon puna për instalimet elektrike dhe hidraulike në tribunën kryesore.

FSHF na mban vazhdimisht të informuar me punimet në impiantin modern, që po ndërtohet në kryeqytet.