VIDEO/ Qytetarët i bllokojnë rrugën, Rama kalon 'klandestin' nga mali

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta edhe në bashkinë e Devollit. 

Simpatizantë të opozitës dhe qytetarë të shumtë, të mbështetur edhe nga ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati, kanë bllokuar aksin Bilisht-Korçë.

Në rrugën ku janë grumbulluar protestuesit ka edhe prani të shtuar të forcave të policisë, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje verbale.

Kjo ka bërë që, kryeministri Edi Rama të mos zgjedhë të kalojë nga rruga kryesore, por të gjejë një rrugë dytësore.