Jeton me kempin e 12-vjeçarit të paralizuar/ Familja në Vlorë apel për ndihmë

Familja Hysa nga fshati Rradhimë e Vlorës kërkon ndihmë për djalin e paralizuar. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike ku e vetmja e ardhur është kempi i djalit 12-vjeçar.

Temperatura e lartë që kaloi në ditët e para të lindjes i ka kushtuar qëndrimin në këtë karrige me rrota prej 12 vitesh.

Mentor Hysaj nuk ka mundur kurrë të ecë.

Familja e tij jeton në kushte të vështira, në një banesë të amortizuar.

Të ardhurat e vetme vijnë nga kempi i Mentorit, por ato nuk mjaftojnë as për medikamente.

Nëna e tij kërkon një shtëpi në qytet për të qenë pranë institucioneve që ofrojnë shërbim për djalin.

Rrugën për në institucionet e kujdesit, Dylbie Hysa e përshkon me këtë karrocë me rrota por ardhja e verës dhe temperaturat e larta vështirësojnë gjendjen shëndetësore të të birit. /OraNews