‘Parti me merita kanabiste’/ Ja se si kandidatja e Ramës në Durrës shpëtoi burrin nga burgu për mashtrim

‘Parti me merita kanabiste’/ Ja se si kandidatja e Ramës në Durrës shpëtoi burrin nga burgu për mashtrim

Një qytetar ka denoncuar faktin që Robert Sako bashkëshorti i kandidates socialiste për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako ka qenë i dënuar për mashtrim, vepër penale të cilën më pas falë ndihmës së gruas i është konvertuar ne Garanci Pasurore. Po sipas qytetarit me ardhjen në pushtet të socialistëve Robert Sako ka marrë pafajësinë, falë edhe bashkëshortes së tij që e kishte Drejtoreshë të Tatimeve.

Ky denoncim është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha i cili shkruan: Krimi meritë në narkonomenklaturën e partisë kanabiste

‘Krimi merite ne narkonomenlaturen e partise kanabiste!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje z. Berisha.

Ne Durres Edvini ka sjell nje nje kandidate per kryetare Bashkie e cila ka pasur burrin fillimisht te te akuzuar per Mashtrim sipas nenit 143/2 te Kodit Penal, me pas te Arrestuar me Burg. Ky denim me pas eshte konvertuar ne Garanci Pasurore te cilen e ka paguar bashkeshortja znj. VALBONA SAKO! Pas ardhjes ne pushtet te Partise Socialiste dhe me Bashkeshorten tashme Drejtoresh te Tatimeve ne Durres, Robert Sako merr pafajsine e plot. Durresi eshte zhytur ne krim i gjithi! Anonim te lutem!”