ZYRTARE/ Sabino Plaku prezantohet te skaudra e re, vijon karrierën në ...

Sebino Plaku është zyrtarisht futbollist i Llapit dhe do të vijojë karrierën në Kosovë.

Plaku ka firmosur me klubin nga Podujeva një kontratë 1-vjeçare, duke nisur kështu një aventurë të re në Superligën kosovare.

Sulmuesi 34-vjeçar gjatë muajve të fundit mbeti pa skuadër për shkak të përjashtimit të Kamzës nga kampionati i Superiores në Shqipëri.

Në karrierën e tij Plaku ka luajtur me ekipe të tilla si: Apolonia, Dinamo, Tirana, Kastrioti, Flamurtari, Korabi Skënderbeu, Partizani e Kukësi. Ka luajtur në dy raste jashtë vendit, e HamKam të Norvegjisë dhe Slask Wroclaë të Polonisë.