VIDEO/ Devolli nuk lejon Ramën të kalojë, Salianji përplaset me Kryepolicin: 'Je në xhepin e Bajrave'

Banorët e Devollit janë të vendosur për të mos lejuar kryeministrin Rama të shkelë në zonën e tyre, Siç shikohet edhe në video ata kanë bllokuar rrugën Korçë-Bilisht, duke pritur përballjen me kryeministrin Rama. Në krye të tyre janë edhe ish-deputetët Ervin Salianji dhe Endrit Brahimllari të cilët kanë debatuar edhe me zv drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gjovalin Loka.

Salianji siç shikohet edhe në pamjet filmike i drejtohet Lokës me fjalët: “Je ne xhepin e Bajrëve”