Vasili ‘Autoktonit’ Veliaj: Në SHBA shkoj sa here dua, edhe kur ti qaje se Trump u zgjodh President

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në facebook i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë Veliaj që sot nga Ndroqi e sulmoi duke thënë se Vasilin nuk e qasin në Ëashington.

Vasili shkruan, “Në SHBA mund të shkoj sa herë të dua, bile kam qenë në Ëashington edhe kur inaugurohej Presidenti Trump me ftesë të Kongresit Amerikan, nderkohë "Autoktoni" me të tijtë qanin me dëshpërim në Tiranë nga mërzia për zgjedhjen e Z.Trump dhe nuk qaseshin në SHBA.”

"Autoktoni" Veliaj ben lemsh Selvine me Kodren e Kuqe,jepi shoku jepi!! (VIDEO).

"Autoktoni" Veliaj ka vendosur, qe Selvia te jete vendi ku ka dhene jeten Heroi i Popullit Vojo Kushi, kaq thote se kaq di.

Por Autoktonet e vertete te Tiranes e dine shume mire qe te gjithe se Heroi i Popullit Vojo Kushi u vra ne Kodren e Kuqe ne shtepine Ije Farkes, ku eshte edhe lapidari i tij prej dhjetra vitesh.

Selvia dhe Kodra e Kuqe jane nja 2 km larg njera tjetres.

Edhe nje here sa per ta ditur Vojo Kushi u vra nga fashistet italiane dhe jo nga gjermanet.

Por edhe Gjermanet, sa per ta ditur, nuk erdhen ne Tirane per te prishur shtepi te Selvia se nuk ishin INUK, por per ta pushtuar kryeqytetin.

"Autoktonit" i duken njelloj Selvia dhe Kodra e Kuqe.

I duken njelloj fashistet italiane dhe nazistet gjermane.

I duken njelloj gjermanet pushtues me INUKU-n qe prish shtepia me dhe pa ligj.

Edhe nje te fundit per kete "autoktonin",qe vesi i genjeshtres mund ti dale veç me shpirtin.

Ne Amerike kam shkuar sa here qe puna ma kerkuar dhe do te shkoj prap.

Bile kam qene ne Ëashington edhe kur inaugurohej Presidenti Trump me ftese te Kongresit Amerikan, nderkohe "Autoktoni" me te tijte qanin me deshperim ne Tirane nga merzia per zgjedhjen e Z.Trump dhe nuk qaseshin ne SHBA.