FOTO/ Klopp vazhdon me 'çmenduritë', ja ku do të festojë ditëlindjen

Jurgen Klopp ditën e diel feston ditëlindjen e 52-të.

Trajneri gjerman aktualisht ka vendosur të dëfrehet, të harxhojë dhe të fitojë para në kazinot e Las Vegas.

Klopp ka disa ditë që ka zgjedhur Las Vegasin për të provuar fatin e tij, ndërsa nesër thuhet se ka bërë një rezervim special në një nga kazinot më të famshme në botë që ndodhet pikërisht në Las Vegas.

Te Liverpooli ka festë edhe sot ngase ylli i skuadrës, Mohamed Salah feston ditëlindjen e 27-të