Arrestimi i Opozitës, Isaj: ‘Rama ta harrojë se e ndal dot zemërimin e popullit’

Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Eugen Isaji, e ka cilësuar si një përpjekje dëshpëruese të kryeministrit Rama, arrestimin e zyrtarëve dhe mbështetësve të opozitës në Librazhd dhe Përrenjas ditën e enjte. Në një deklaratë për shtyp Isaji i ftoi qytetarët t`i bashkohen protestës së PD me 21 Qershor.

‘Gjatë këtyre ditëve ai ka shpartalluar gjithë institucionet e shtetit dhe i ktheu në funksion të vetes duke kapur gjithcka, policinë, drejtësinë, gjykatat, prokurorinë për ta pasur më të lehtë.

Si kundër përgjigje ndaj arrestimeve Eugen Isaj ftoi qytetarët në protestën e 9 kombëtare që do të mbahet me 21 qershor.

‘Në BE po na mbyllin derën një e nga një shtetet anëtare dhe për këtë përgjegjës është Edi Rama. Po ai nuk mund ta ndalë zemërimin dhe revoltën qytetare.”