Këta dy lojtarë janë çelësi për të arritur tek Icardi

Juventus eshte i gatshëm që të japin shumëçka për shërbimet e sulmuesit të Inter, Mauro Icardi.

Pasi kishin propozuar shkëmbimin me Dybala, Juve tashmë janë të gatshëm të ofrojnë edhe shërbimet e Cuadrado për sulmuesin argjentinas.

Sipas ‘ItaSportPress’, ‘Nerazzurri’ kanë propozuar tri ide për transferimin, njëra që thotë të paguhen 70 milionë euro, përfshirë Dybala.

Beppe Marotta është fans i madh i Dybala dhe e transferoi atë në Torino kur ishte pjesë e skuadrës së Juventus.

Por, ka edhe një opsion të tretë. Klubi nga Milano ka kërkuar para plus Cuadradon, për ish kapitenin e skuadrës.

Trajneri i ri i Inter, Antonio Conte është një fans i madh i anësorit kolumbian, dhe mund të bindet për shkëmbimin.