Merkato/ Napoli ofron 50 milionë euro për Lozanon

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, reprezentuesit të Meksikës i është dhënë drita e gjelbër për largimin nga Holanda.

Napoli do të ofrojë rreth 50 milionë euro, përfshirë bonuse varësisht nga paraqitjet e lojtarit.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis është shumë optimist për transferimin e lojtarit, megjithëse akoma nuk është zyrtarizuar asgjë.

Mbetet të shihet nëse Napoli do t’ia dal të mbyll marrëveshjen me yllin meksikan, i cili tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e tij në Kupën e Botës.