Aksidenti me eskortën e Kryeministrit në Librazhd: ndërron jetë një badiguard i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një tjetër denoncim paraditen e sotme.

Ai bën publik ne faqen e tij në facebook një mesazh që ka mbërritur në adresën e tij, se ekskorta e Ramës është aksidentuar në Librazhd dhe ka ndërruar jetë një nga truprojat e tij, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha:

Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda te aksidentit të Edvinit në Librazhd.

Thuhet se njëri nga badiguardët e tij ka ndrruar jetë dhe tjetri është në gjendje të rendë. 

Iu bëj thirrje mediave të hetojnë këtë çeshtje.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktorr. Po qarkullojnë lajme
që mund të ketë vdekur njeri nga 2 bodyguardët që shtypi eskorta Ramës. Tjetri është në gjendje të rëndë por policia dhe garda heshtin sikur nuk ka ndodhur gjë.