Gabimi te seria turke “Mos ma lësho dorën” që nuk e keni vënë re

Është një nga serialet turke më të shikuara në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Por, te seria “Mos ma lësho dorën” apo siç njihet turqisht “Elemi Birakma” është bërë një gabim në kohë që siç duket nuk është vërejtur as nga vet regjisorët, apo edhe montazherët në finalizimin e episodit, shkruan Syri Kosova.

Po e shpjegojmë kështu.

Xhenkut (personazhit kryesor) i vjen një letër kërcënuese që duhet t’u parë në orën 19:00 për t’ia dorëzuar 300 mijë lira.

Momenti kur Xhenku e shikon orën, ora është 18:00, shkruan Syri Kosova.

Ndërrohet skena dhe bëhet fjalë për të njëjtën ditë të vazhdimit të episodit.

Momenti kur aktorja tjetër me rolin e Sumru e kap telefonin, ora shënon 22:25 e mbrëmjes.

Pas kësaj skene, vjen radha e Xhenkut përsëri dhe ora e tij shënon 18:50.

Pra, kur kamera e ka kapur orën e telefonit të Sumru (22:25), në kohën reale të xhirimit, nuk e kanë fshirë, duke e lënë kështu që të bie në sy ky gabim!