'E rritur nëpër kampe internimi'/ Arrestimi i gazetares, kolegët i dalin në mbrojtje: Liri për Suelën!

Suela Musta është një gazetare dhe zyrtare e AMA-s, e cila u arrestua gjatë operacionit "Krasta" në Elbasan, me akuzën e korrupsionit, pasi rezultoi se i dha licensën e televizionit kabllor familjes Çapja.

Por në mbrojtje të saj kanë dalë të gjithë kolegët gazetare, në një fushatë sensibilizuese, duke kërkuar lirimin e saj.

Gazetarët kërkojnë lirimin e vajzës, që e quajnë simbol i vuajtjeve në komunizëm.

Mesazhi sensibilizues për lirimin e Suela Mustës

E rritur nëpër kampe internimi, e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare, Suela Musta, bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s'mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.

As shkelëse e ligjit a Kushtetutës së Shqipërisë. Ajo s'mund të trajtohet si kriminele. Sepse askush nuk e njeh si të tillë. Përveç atyre që ujkun e kanë para syve, e bëhen sikur vrapojnë pas gjurmëve.

Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t'i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj.

Prandaj, më së paku çfarë mund të bëhet është t'i mundësohet Suelës të mbrohet në liri nga akuzat që i janë veshur.

Ajo do të dijë ta mbrojë nderin e vet dhe të familjes së vet.

#LiripërSuelën#

Kursi i Gazetarise 1995-1999