Modelja e revoltuar: Boll më i dhunuat gratë e i ngrini të brendshmet e tyre si flamur
Një postim shumë më ndryshe e ka bërë në Instagram.
Modelja me famë botërore Bella Hadid ka ngritur zërin kundër dhunës fizike, psikike dhe seksuale që po bëhet në Sudan, shkruan Syri Kosova.
Ajo ka treguar se si atje është bllokuar Interneti dhe nuk po lejohet që të dëgjohet zëri i viktimave.
Po ashtu, Hadid përmendi edhe faktin se si “gratë po dhunohen e të brendshmet e tyre po ngrihen në formë të flamujve, si “krenari” për atë që e kanë bërë”.
“Burrat po qëllohen me armë, gratë po dhunohen, fëmijët po mbesin pa prindër. Kjo po e rëndon zemrën time. Nuk jemi duke e fajësuar asnjë njeri, thjesht të mbrojmë atë që ka nevojë për ne” janë ndër tjera fjalët e saj.
Në fund, Bella tha se duhet bërë gjithë së bashku për Sudanin.