Fotografohet me bikini, prezantuesja shfaqet më në formë se kurrë

Prezantuesja Michelle Hunziger duket se nuk i njeh aspak vitet që mbart mbi supe. Ajo është fotografuar së fundmi në detin ligurian të Varigotit me një palë rroba banjo të zeza, të cilat ia nxjerrin më se në pah format e saj perfekte trupore.

42-vjeçarja, e cila është nëna e tre fëmijëve, shihet në foto tek luan dhe vrapon pas vajzave, e teksa përqafon bashkëshortin Tomaso Trussardi.

Kujtojmë se Michelle Hunziger e ka vajzën e saj të parë me këngëtarin Eros Ramazotti.