VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si u arrestuan Çapjat sot në Elbasan

Policia ka publikuar pamjet e operacionit ‘Krasta’, ku sot në Elbasan u arrestuan disa persona, midis tyre edhe shtetasi Florenc Çapja, anëtar i një prej familjeve të dyshuara për lidhje me veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.

Në këtë operacion sipas Policisë u goditën anëtarë të dy grupeve që operojnë prej vitesh në këtë qytet, ku u arrestuan 8 persona mes të cilëve edhe dy anëtarë të fisit Çapja.

Në këtë operacion u shoqëruan mbi 60 persona, ku një prej të shoqëruarve është dhe Ardian Çapja i cilësuar si koka e familjes ndaj të cilit janë kryer më herët dhe disa atentate.