Barça e vendosur për të shitur ‘yllin’ e skuadrës, Serie A destinacioni i radhës për...
E ardhmja e Ivan Rakitic vazhdon të jetë në një pikëpyetje të madhe.
Ivan Rakitic prej kohësh e ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar tek Barcelona, por sipas “Cadena SER” klubi katalanas po kërkon ta shesë gjatë merkatos së verës.
Me zbarkimin e Frenkie de Jong, mesfushori kroat nuk bën pjesë në planet e Valverdes dhe me shitjen e tij Barcelona do të balancojë situatën e “Fair Play Financiar”.
Inter mund të jetë një nga skuadrat që do të tentojë të transferojë kroatin.