Paratici takon agjentin/ Juventusi arrin marrëveshjen me trajnerin e ri, kontratë 2-vjeçare

Maurizio Sarri dhe Juventusi janë akoma edhe më pranë.

Këtë pasdite drejtori sportiv i Juventusi, Fabio Paratici është takuar me menaxherin e trajnerit, Maurizio Sarri, Fali Ramadanin.

“Tuttosport” dhe “Sky Sport” ka publikuar një fotografi ku gjatë takimit ishte prezent edhe Claudio Chiellini (vëllai i kapitenit të Juventusit), raporton SYRI.net.

Një takim dy-orësh në të cilin u zgjidhën detajet përfundimtare të kontratës që do të lidhin Sarri me “Zonjën e Vjetër”.

Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare me opsion për një tjetër që drejtuesit e Juventusi kanë përgatitur për teknikun toskan.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm “OK” nga Chelsea  për t’i dhënë fund kësaj “telenovele”.