'Shihni VIDEON dhe vini duart në kokë'/ Veliaj ngelës në histori: Vojo Kushin e vranë gjermanët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si duket nuk i ka pasur të mira marrëdhëniet me historinë. Të paktën këtë gjë lë të kuptojë deklarata e tij e fundit bërë nga Njësia numër 8 në Tiranë.

Teksa flet shprehet: “Ta dinte Vojo Kushi, para se të hipte këmbëzbathur mbi tank, 20 e ca vjeç çun, që të ndalonte ofensivën gjermane që do të prishte të gjithë shtëpitë e tironsve tek Selvia…”

Por në të vërtetë, Vojo Kushi është vrarë në 10 tetor 1942, kohë kur në Shqipëri ishin ende pushtutesit italianë, ndërsa gjermanët do vinin rreth një vit më vonë.

Lidhur me gafën e kryebashkiakut të Tiranës ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas këtij të fundit, gënjeshtrat e Erion Veliajt nuk kursejnë as Vojo Kushin.

Reagimi i plotë:

Genjeshtrat e Erion Veliajt nuk kursejne as Vojo Kushin

Histeria e genjeshtarit dhe injorantit nuk kurseu as Heroin e Popullit Vojo Kushi.

Erion Veliaj pa u skuqur dhe pa u zverdhur dhe me gojen plot thote se Vojo Kushi ndali gjermanet te prishin banesat ne Tirane.

Heroi Vojo Kushi eshte vrare nga fashistet italiane ne 10 tetor 1942 dhe jo nga gjermanet qe erdhen nje vit me vone ne shtator te 1943.

Zot i madh na ruaj nga keta te pacipe, qe as heronjte nuk i lane rehat me genjeshtrat e tyre.

Shiheni VIDEON dhe vini duart ne koke!!!