De Ligt më pranë PSG-së, klubi francez nxjerr në shitje dy lojtarë

Gjiganti francez, PSG çdo ditë është më afër transferimit të talentit holandez, De Ligt.

Sipas mediave në Francë, PSG për t’i shpëtuar ‘Fair Play-it Financiar’ do të duhet të sakrifikojë dy lojtarë.

Bëhet fjalë për dy talentet, Moussa Diaby dhe Timothy Weah.

Me shitjen e këtyre dy lojtarëve buxheti i PSG-së do të shkonte në 125 milionë euro për merkato.