Pas transferimit të Torasës dhe Kale, ja formacioni i Tiranës për sezonin e ri

Agustin Torasa dhe Elton Kale janë zyrtarisht lojtarë të Tiranës. Me një goditje Tirana arrin të marrë dy lojtarë shumë cilësorë, të cilët pritet të jenë në formacionin bardheblu. Rroga e tyre do të vërtitet rreth 6 mijë euro në muaj. Ama, nuk ka mbaruar këtu, pasi Tirana pritet të mbyllë një tjetër marrëveshje.

Bëhet fjalë për Idriz Bathën, ish-futbollistin e Partizanit dhe Flamurtarit. Edhe Batha do të jetë bardheblu në sezonin e ardhshëm. Marrëveshja do të bëhet sot dhe mesfushori i kuqezinjve mund të jetë pjesë e bardhebluve nga sezoni tjetër.

Si Elton Kale, Idriz Batha dhe Agustin Torasa e njohin mirë kampionatin shqiptar, teksa në të kaluarën, përveçse me Flamurtarin, braziliani është aktivizuar me Kukësin, ndërsa argjentinasi dhe gjirokastriti me Partizanin.  Madje, për argjentinasin e Bathën do të thotë kthim në kryeqytet, por në spondën tjetër të qytetit, Tiranën. Me afrimin e këtyre dy futbollistëve, reparti i avancuar do të forcohej ndjeshëm.

'Panorama Sport' ka publikuar formacionin e mundshëm të Tiranës për sezonin e ri: