VIDEO/ Qindra qytetarë i presin rrugën, Rama nuk futet dot në Roskovec

Qytetarët e Roskovecit, ashtu si ata të Mallakastrës dhe Patosit më herët, e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.

Qindra qytetarë të mbledhur në hyrje të qytetit ia kanë pamundësuar hyrjen kreut të qeverisë.

Në thirrjet “Rama ik” ata kanë bllokuar rrugën, ndërsa policia, e shumtë në numër, nuk ka hezituar të përdorë edhe gazin lotsjellës. /Syri.net