VIDEO/ Goditet autobusi me militant të PS që po shkojnë në Patos

Librazhdit nuk i ka dalë akoma inati me kryeministrin Rama të cilin ditën e djeshme e priti me vezë dhe kapsolla duke e detyruar të ndërrojë rrugë dhe të përfundojë si frikacak nëpër rrugë dytësore.

Ditën e sotme Librazhdi ka dalë sërish në rrugë dhe ka goditur autobusin e militantëve të Partisë Socialiste së qytetit që Rama i mori me vete për të mbushur sheshin në Patos, ku kishte mitingun e radhës.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, autobusi i militantëve të PS-së është goditur me vezë.