Milani i beson legjendave, zyrtarizon dyshen drejtuese të klubit

Në të gjithë mediat italiane flitej se Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban ishin shumë afër për të marrë një post të rëndësishëm tek Milani.

Ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i të dy legjendave kuqezi.

Milani ka komunikuar se Paolo Maldini do të jetë drejtori i ri teknik dhe Zvonimir Boban Shefi i Zyrës së Futbollit.

Të dy do të punojnë rreth merkatos dhe planeve të skuadrës. Prej kohësh flitej kjo lëvizje, por vetëm ditën e sotme, është bërë zyrtare.

Pas zgjidhjes së stafit administrativ, te “Djalli” po punojnë për të gjetur trajnerin që do t’i drejtojë sezonin e ardhshëm.

Me shumë mundësi trajneri i ardhshëm do të jetë Marco Giampaolo, i cili pritet të ndërpresë kontratën e tij me Sampdorian.