Kapet shqiptari me mbi 270 kg drogë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Grevena të Greqisë për posedim të lëndëve narkotike.

I riu akuzohet për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve të ftohta. Policia kishte kohë që mbante nën vëzhgim 32-vjeçarin.

Policia bën me dije se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria për t’u shitur në tregun grek. I riu shqiptar e kishte fshehur drogën në banesë, të ndarë në 256 pako me peshë totale 270 kg, ndërsa gjatë kontrollit iu sekuestrua edhe një thikë, tre telefona dhe sende të tjera. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë kriminal të trafikut nga Shqipëria drejt vendit të tyre.

Përpos arrestimit, në banesën e të riut u ushtrua kontroll dhe u gjet një thikë me gjatësi 20 centimetra, tre telefona celularë, si dhe thasë. Ai u dërgua në paraburgim, ku dhe pritet të paraqitet përpara gjykatës.