EMRI/ Vdes shqiptarja, kamioni i merr përpara makinën ne autostradë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të enjte në Leçe të Italisë, ku një grua shqiptare humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në mesditë në Salento.

Gruaja shqiptare e cila humbi jetën është Angjelina Zefi

Në aksident u përfshinë 4 mjete, mes tyre edhe një kamion.

Përplasja ishte vdekjeprurëse për 40-vjeçaren shqiptare, e cila jetonte në Casarano.

Ajo udhëtonte me një prej makinave të përfshira në aksident. Gruaja u përplas nga një kamion dhe vdiq në vendngjarje.

Sipas hetimeve të para nga karabinierët, shqiptarja udhëtonte me një Renault Megane, kur në një kthesë i ra nga pas një Mini Cooper Countryman, që drejtohej nga një 35-vjeçar.

Dy drejtuesit zbritën nga automjetet. Në këtë moment kamioni mori përpara makinën e shqiptares duke e shtyrë drejt tyre. Për gruan, e cila punonte në një restorant, goditja qe fatale. Ndërsa 35-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital.